MË NË FUND U KRIJUAN KUSHTE PËR SKI

Më në fund, ka kushte për ski në Kollashin. Në resortin e skive Kollashin 1600 tashmë ka shumë skiatorë që mezi prisnin të binte bora për të shijuar momentet e dimrit. Instruktori i skive Gjuro Gjinoviq tha se janë të kënaqur me numrin e madh të rezervimeve nga jashtë dhe pohon se periudha e ardhshme do të shfrytëzohet maksimalisht. “Kemi shumë rezerva nga jashtë, nga Ukraina, Rusia, Britania e Madhe, madje edhe Izraeli edhe nga Serbia, ka shumë interes, kështu që mendoj se fundi i muajit janar-shkurt do të përdoret në maksimum”,Gjinoviq. Në Kollashin sot janë matur 5 centimetra borë, njofton Instituti Hidrometeorologjik. Më së shumti borë, në orën shtatë të ditës së sotme, është matur në Shavnik, njoftoi Instituti për Hidrometeorologji të Malit të Zi. Lartësia e mbulesës së borës ishte 14 centimetra. 12 centimetra janë matur në Andrijevicë, 8 në Zhablak, 5 në Rozhajë dhe Guci, 4 në Berane, 3 në Plluzhine dhe 1 në Bijello Pole.

SHARE