PRESIDENTI I SHQIPËRISË, ILIR META, NISI SOT VIZITËN ZYRTARE NË MALIN E ZI

Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta nisi sot vizitën shtetërore në Mal të Zi, me ftesë të homologut të tij malazez, Millo Gjukanoviq, ku njëkohësisht vizitoi edhe Malësinë.

Kreu i Shtetit shqiptar, gjatë qëndrimit në Mal të Zi, kishte takime edhe me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq dhe Kryeministrin e MZ, Dushko Markoviq.

Ndërsa në Malësi Presidenti Meta, u ndal për vizitë, në Muzeun Etnografik të Malësisë, në Lekaj.

Meta ditën nesërme do të takohet me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve të Malit të Zi, dhe përfaqësuesit e partive politike shqiptare, si dhe do të vizitojë qytetet e Tivarit dhe Ulqinit.

Pakica malazeze në Shqipëri dhe ajo shqiptare në Malin e Zi,  janë ura lidhëse më e besueshme midis bashkëpunimit ndërshtetëror midis dy vendeve, deklaroi Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, gjatë takimit me Presidentin Meta.

Gjukanoviq, e priti sot Presidentin shqiptar, Ilir Meta, me nderimet më të larta shtetërore, kurse rrugët e Podgoricës, si asnjëherë më parë, ishin veshur me flamujt kuqezi në nder të Presidentit të Shqipërisë.

Pas takimit me homologun e tij shqiptar, presidenti malazez tha se gjatë bisedimeve ai i kushtoi vëmendje të veçantë bashkëpunimit të mëtejshëm midis dy vendeve.

Sipas Gjukanoviq, dy presidentë ranë dakord që epilogu i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të rezultojë në një zgjidhje që nuk do të rrezikojë stabilitetin në rajon.  

Duke vlerësuar se marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Shqipërisë janë “për shembull”,  Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta tha, se me Gjukanoviqin, bisedoi për projektet e rëndësishme midis dy vendeve.

Një nga temat e bisedimeve, siç theksoi Meta, ishte integrimi i mëtejshëm i shqiptarëve në Malin e Zi.

Meta  vlerësoi se shqiptarët në Malin e Zi, kontribuon në forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

SHARE