DAVID KALAJ DHE ANA VUJAÇIQ FITUES TË ÇMIMIT OKTOIH

Juria për ndarjen e Çmimit Shtetëror “Oktoih” vendosi që çmimi shtetëror për vitin 2023 t’i ndahet prof. dr. David Kalaj nga Fakulteti i Shkencave matematiko – natyrore  në Universitetin e Malit të Zi dhe Ana Vujaçiq, profesoreshë e fizikës në shkollën e mesme “Stojan Ceroviq”, Nikshiq.

Vendimi, siç thotë Ministria, është marrë në bazë të numrit të pikëve në përputhje me Rregulloren.

Nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit thanë se këtë vendim, në përputhje me Ligjin për Çmimet Shtetërore, e ka marrë juria për ndarjen e Çmimit Shtetëror “Oktoih”, në përbërje të – prof. dr. Milivoje Radoviq – kryetar, doc. dr. Martin Qalasan – anëtar, Sanja Ognjanoviq – anëtare, Mirsada Shabotiq, anëtare dhe prof. dr. Nenad Vujadinoviq – anëtar.

“Në thirrjen publike për dhënien e propozimeve për fituesit e Çmimit shtetëror, “Oktoih”, këtë vit u pranuan shtatë propozime për individë, gjashtë për dhënien e çmimit për personel arsimorë dhe një për dhënien e çmimit për akademik”, thuhet në njoftim.

Çmimi “Oktoih”, siç rikujton departamenti, i ndahet shtetasit të Malit të Zi ose personit juridik me seli në territorin e Malit të Zi për rezultate të spikatura në fushën e edukimit dhe arsimimit.

SHARE