NË PIKËPYETJE QËNDRUESHMËRIA E RRITJES SË PENSIONIT MINIMAL

Në Kuvendin e Malit të Zi sot vazhdoi seanca e ndërprerë ditë më parë në të cilën do të diskutohen disa pika të rendit të ditës, në mesin e të cilave është edhe Buxheti për vitin e ardhshëm. Sot deputetët e përfunduan debatin lidhur me ndryshimet e propozuara të Ligjit për sigurimin invalidorë dhe pensionist. Sipas propozuesit, ndryshimet e propozuara në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor, i cili parasheh rritjen e pensionit minimal në 200 euro, duhet të sigurojë së paku ekzistencën bazë për pensionistët më të rrezikuar, ndërsa opozita mendon se ata janë të paqëndrueshme. Deputetët kanë përfunduar debatin për ndryshimet e propozuara në këtë Ligj. Përndryshe, Lëvizja Qytetare URA nuk do të mbështesë ndryshime joreale të buxhetit, të cilat do t’i prishnin të gjitha përpjekjet e deritanishme të Qeverisë dhe më së shumti do të humbnin qytetarët, tha sot nënkryetari i URA-s, Goran Gjuroviq. Kurse Sekretari shtetëror në Ministrinë e Financave, Branko Kërvavac tha se programi “Evropa Tani” është i qëndrueshëm dhe i planifikuar mbi baza reale. Ai vlerësoi se barazimi i pagës minimale me shportën e konsumatore, që ka qenë propozimi i Frontit Demokratik, nuk është i qëndrueshëm, sepse shporta konsumatore i referohet katër anëtarëve të familjes. Nëse buxheti miratohet në formën e propozuar, nuk do të ketë nevojë për huamarrje, thotë Kërvavac, dhe thekson se kjo do të ishte e nevojshme nëse miratohen një numër i madh amendamentesh.

SHARE