GJELOSHAJ PËR KRYEMINISTRIN: PARLAMENTI T’I MOHOJË MBËSHTETJEN

Kryetari i Alternativës Shqiptare dhe njëherësh kryetar i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, për CDM-në ka thënë se Qeverisë së Zdravko Krivokapiqit i ka përfunduar mandati kur Fronti Demokratik e anuloi mbështetjen. Ai thekson qartë se në demokracitë e zhvilluara kjo është shenjë se kryeministri të jap dorëheqje të menjëhershme. “Meqë kemi të bëjmë me një person të çuditshëm në krye të Qeverisë, do të duhet të shprehet mosbesimi në Kuvend. Shtatëdhjetë deputetë nuk e mbështesin këtë Qeveri dhe pres që ata të vendosin në favor të shtetit dhe zhvillimit dhe t’ia mohojnë mbështetjen Krivokapiqit. Pas kësaj mund të biem dakord për një qeveri të re, një qeveri kalimtare apo zgjedhje, duke respektuar se cila do të jetë pozita e mazhorancës në Parlamentin e Malit të Zi”, tha Gjeloshaj.  Duke iu përgjigjur pyetjes së CDM-së se si do të kontribuojë memorandumi i nënshkruar së fundmi në zgjidhjen e krizës politike në vend dhe cili është roli i partive të pakicave, Gjeloshaj tha se partitë e pakicave kanë qenë gjithmonë faktor stabiliteti. “Roli ynë është të jemi urë bashkëpunimi me të gjitha partitë demokratike. Partitë e pakicës nga qeveria dhe opozita janë ftuar për bashkëpunim dhe kanë theksuar se janë për bashkëpunim”, tha ai. “Kemi pasur një ndryshim demokratik të qeverisë, në një mënyrë që i ka hije një shteti demokratik në zgjedhje. Duhet të gjejmë mundësitë minimale për bashkëpunim politik”, thekson kreu i ASH-së. Ai theksoi se të rinjtë nga strukturat politike pritet të marrin përgjegjësi.

SHARE