Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kërkuar rihapjen e diskutimit për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, duke e cilësuar këtë çështje si të rëndësishme për sigurinë evropiane.
“Mendoj se duhet ta rihapim çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO”, deklaroi Macron para gazetarëve gjatë samitit të Berlinit.
Sipas presidentit francez, fuqia ushtarake e Ukrainës dhe pajisjet e saj moderne janë faktorë që e bëjnë këtë çështje të rëndësishme për sigurinë e Evropës, raportoi Reuters.
Në samitin e Berlinit morën pjesë edhe dy të dërguarit specialë të presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën, Jared Kushner dhe Steve Witkoff.
Macron bëri të ditur se gjatë takimit liderët patën mundësinë të shkëmbenin mendime me përfaqësuesit e Trump lidhur me zhvillimet dhe çështjet që lidhen me Ukrainën.
Në fotografinë zyrtare të samitit, të mbajtur në Kancelarinë Federale në Berlin, ishin të pranishëm edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si dhe liderë të tjerë evropianë që mbështesin Ukrainën.









