Me miratimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës, 33 vjet më parë, bota u bashkua në dëshirën për të krijuar një botë në të cilën çdo fëmije i garantohet e drejta për jetë, shëndet, arsim dhe lojë, e drejta për jetë familjare, mbrojtje nga dhunës, diskriminimit dhe inkurajon promovimin e respektimit të pikëpamjeve të fëmijës, njoftuan nga Instituti për Shëndet Publik. Konventa u nënshkrua nga 196 vende anëtare, duke përfshirë Malin e Zi. Konventa u bë marrëveshja më e shpejtë dhe më e pranuar në histori në fushën e të drejtave të njeriut. Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve festohet çdo vit më 20 Nëntor, sepse në atë ditë në vitin 1989 u miratua Konventa për të Drejtat e Fëmijëve. Kjo ofroi një mundësi për të promovuar dhe festuar të drejtat e fëmijëve, të cilat do të sigurojnë një botë më të mirë për çdo fëmijë. Tema e këtij viti të festës së Ditës së Fëmijëve është “Të mbështesim çdo fëmijë së bashku”. Ajo inkurajon publikun që të mbrojë, festojë dhe promovojë të drejtat e fëmijëve në mënyrë që të sigurojë një të ardhme më të mirë dhe më të suksesshme për çdo fëmijë. Aktivitetet në nivel global, lidhur me kremtimin e kësaj date, mbështesin fëmijët dhe të rinjtë që të jenë avokatë të të drejtave të tyre dhe krijues të zgjidhjeve të problemeve të shekullit të 21-të.