Takimi solidar i qytetarëve të Malit të Zi me Palestinën është paralajmëruar të dielën, më 22 tetor në ora 13:00, në Podgoricë.
Tubimi u paralajmërua para ndërtesës së OKB-së pranë urës së Mijëvjeçarit.
Kujtojmë se tubimi i solidaritetit u mbajt dje në Bijello Pole.
Të rikujtojmë se, Qeveria e Malit të Zi vendosi dje të dërgojë ndihma për civilët në Palestinë. Qeveria në këtë mënyrë pranoi iniciativën e 40 organizatave joqeveritare për dërgimin e ndihmave për civilët në Palestinë, dhe kryeministri Dritan Abazoviq e vlerësoi atë kërkesë si plotësisht të justifikuar.