Sipas Monstat, vlera e shportës minimale të konsumit për muajin shtator ishte 781.8 euro, dy për qind më shumë se në gusht. “Nga vlera totale e shportës minimale të konsumit, shpenzimet për ushqim dhe pije joalkoolike arritën në 366,7 euro, që është 2,9 për qind më shumë se në muajin gusht”, thuhet në njoftim. Statisticienët thanë se shpenzimet për produkte dhe shërbime joushqimore arritën në 415.1 euro, që është 1.3 për qind më shumë se në muajin gusht.