MALI I ZI MBETET NJË ALEAT I PËRKUSHTUAR DHE I BESUESHËM I NATO-s

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka takuar ambasadoren e SHBA-së në Mal të Zi, Judy Raising Rajnke, me të cilën, siç ka theksuar, ka pasur një bisedë të mirë dhe kuptimplotë për sfidat e sigurisë në kontinentin evropian, si gjithmonë. “Në sfidat e sigurisë në kontinentin evropian të shkaktuara nga agresioni rus kundër Ukrainës, ne mbetemi një aleat i përkushtuar dhe i besueshëm i NATO-s, duke kontribuar në unitetin evropian dhe euroatlantik dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta”, tha Abazoviq në një postim në Twitter. Abazoviq theksoi se Mali i Zi është mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës si aleati më i rëndësishëm strategjik i Malit të Zi dhe shtoi se të dy vendet vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin ekonomik.

SHARE