AMBASADORI KURTEZI VIZITON GUCINË

Ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi vizitoi sot Komunën e Gucisë, ku zhvilloi takim me faktorin politik shqiptar dhe një grup këshilltarësh komunal. Sipas Ambasadorit, vizita në Guci në këtë moment, është një nga ato aktivitete në jetën e diplomatit, që kapërcen formalitetin dhe protokollin, është e mbushur me oksigjen frymëzues dhe patriotik, ushqen optimizëm. “Takimi me Bujar Hasangjekaj, nuk sjell vetëm hijeshi, por këtë herë ka edhe ngarkesë krenarie, sepse detyra e marrë nga ana e tij, si Kryetari i Këshillit Komunal të Gucisë, erdhi si rezultat i pjekurisë, parimësisë dhe vendosmërisë për unitet të të gjitha forcave politike shqiptare. Qoftë ky shembull i Gucisë sinjal vigjilence për shqiptarët anembanë Malit të Zi! ,” deklaroi Kurtezi.

SHARE