DEPUTETËT VOTOJNË SËRISH PROPOZIMIN PËR ANËTARË TË KËSHILLIT GJYQËSOR

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi sot në seancë të jashtëzakonshme do të votojnë sërish propozimin për zgjedhjen e katër anëtarëve të Këshillit Gjyqësor nga radhët e avokatëve të dalluar. Do të jetë votimi i dytë, pasi në raundin e parë asnjë nga kandidatët e propozuar nuk mori mbështetjen e dy të tretave të deputetëve. Për zgjedhjet në raundin e dytë kërkohet mbështetja e tre të pestat e deputetëve, pra votat e 49 deputetëve. Komisioni për Sistemin Politik, Gjyqësor dhe Administratë ka propozuar më herët që anëtarë të Këshillit Gjyqësor të zgjidhen Nebojsha Vuçiniq, Radoje Koraq, Dragan Shoq dhe Fikret Kurgashi.

SHARE