Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Kuvendi i Malit të Zi ka hapur Programin e Shkëmbimit Parlamentar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nismë që synon forcimin e bashkëpunimit institucional dhe të marrëdhënieve mes Kongresit amerikan dhe Parlamentit të Malit të Zi.
Programi tre-ditor mbledh profesionistë të lartë të Kongresit amerikan dhe përfaqësues të Kuvendit të Malit të Zi, me fokus në forcimin e bashkëpunimit parlamentar, sigurinë, sundimin e ligjit, integrimin evropian, ekonominë dhe energjetikën.
Kryetari i Kuvendit, Andrija Mandiq, tha se kjo nismë krijon mundësi të reja për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa nënkryetarët e Kuvendit vlerësuan partneritetin me SHBA-në dhe rolin e tij në rrugën euroatlantike dhe evropiane të Malit të Zi.
Gjatë takimeve u diskutuan edhe reformat në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, investimet amerikane, turizmi, energjetika dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik.
Në kuadër të programit janë paraparë edhe vizita pune në Tivar, Portin e Tivarit, Parkun Kombëtar të Durmitorit dhe Tivat, ku do të prezantohen potencialet turistike, ekonomike dhe investuese të Malit të Zi.









