ÇMIM REKORD I BUKËS NË EUROPË

Kurrë më parë, buka nuk ka qenë kaq e shtrenjtë nëpër Europë, sa ç’është rritur muajt e fundit si pasojë e krizës së shkaktuar nga ndërhyrja ushtarake ruse në Ukrainë. Statistikat e Eurostat tregojnë se në Gusht, çmimi i bukës ishte 18% më i shtrenjtë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndikimin më negativ, sulmi rus e ka pasur në vendet e lindjes së Bashkimit Europian. Në krye të vendeve të Unionit për rritjen mesatare të çmimit të bukës qëndron Hungaria. Në një vit, buka u shtrenjtua me 66%. Pasojnë vendet baltike, Polonia, Kroacia e Sllovakia, ku çmimi u rrit me më shumë se 30%. Këto vende kanë pasur edhe varësinë më të madhe mielli i importuar nga Rusia dhe Ukraina, furnizuesit më të mëdhenj të tregut europian deri para vendosjes së sanksioneve të ashpra ekonomike ndaj Rusisë. Ndërsa mes vendeve perëndimore të Bashkimit Europian ku varësia ndaj miellit rus ishte shumë e ulët, rritja nuk e kapërcen 17%-shin, ku këtë nivel e ka prekur Gjermania. Rritjen më të ulët mes vendeve të unionit e ka Franca. Ndërsa Zvicra ka rritjen më ulët të mundshme si pjesë e tregut të përbashkët europian, pavarësisht se është vend jo anëtar.

SHARE