Fillimi i fazës së dytë të projektit “Shkollat për shekullin 21”, do të shënohet nesër nga Ministria e Arsimit të MZ, ndërsa drejtorëve të dhjetë shkollave do tu dorëzohen kompjuterë mikrobit.
Kjo veprimtari do të hapet nga drejtoresha e përgjithshme e Drejtorisë për Arsimin Parashkollor, Fillor dhe Përfshirës, Arijana Nikolliq-Vuçiniq dhe drejtori i Këshillit të Ballkanit Perëndimor, Kler Sirs.
Është kumtuar se drejtoresha e Këshillit Britanik për Malin e Zi, Vanja Madzhgal do të paraqesë rezultatet e fazës së parë të projektit, ndërsa mësuesit dhe nxënësit e shkollave fillore “Vuk Karaxhiq” nga Berane dhe “Risto Ratkoviq” nga Bijello Pole, do të paraqesin përvojat në punën e kompjuterëve mikrobit.
Projekti “Shkollat për shekullin 21” , realizohet nga Këshilli Britanik me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit , kurse për fazën e parë janë ndarë 300 kompjuterë mikrobit për dhjetë shkolla fillore.