DRLEVIQ- IKONEN: MALI I ZI ËSHTË GATI TË MBYLLË DISA KAPITUJ TË PËRCAKTUAR

Mali i Zi do të vazhdojë të përmbushë angazhimet e saj nën negociatat e Bashkimit Evropian dhe është gati të mbyllë disa kapituj të përcaktuar, deklaroi  kryenegociatori  i Malit të Zi për Bashkimin Evropian, Alleksandar Drleviq, gjatë takimit me ambasadorin finlandez Perti Ikonen.

Siç kumtohet nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së MZ, kryenegociatori malazez e informoi ambasadorin e finlandez për përparimin në negociata, duke theksuar se të gjitha standardet për hapjen e kapitullit 8 – Konkurrenca, janë përmbushur dhe se Mali i Zi po punonte në marrjen e pëlqimit të të gjitha shteteve anëtare të BE-së, për të hapur kapitujt negociues 27 që kanë të bëjnë me Mjedisin Jetësor.

“Mali i Zi ka bërë një pjesë të madhe të punës dhe presim vlerësimin e përpjekjeve dhe rezultateve tona. Ne jemi të vetëdijshëm se hapat në kapitujt 23 dhe 24 do të diktojnë përparimin e përgjithshëm, prandaj ne jemi të përqendruar në mbajtjen e Nënkomitetit të ardhshëm për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë, së bashku me kolegët e Komisionit Evropian,  do të marrim në konsideratë efektet që janë bërë, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por edhe për të diskutuar sfidat përpara dhe detyrimet”, deklaroi Drleviq.

Ikonen theksoi lidhur  me  kënaqësinë  e tij për marrëdhëniet e përgjithshme dhe cilësinë e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e integrimit evropian, duke rikujtuar në projektin e kontraktuar me vlerë totale prej 950.000 euro, zbatimi i të cilit duhet të fillojë deri në fund të vitit, lidhur me mbështetjen e menaxhimit të burimeve njerëzore në sektorin publik.

Siç kumtohet Ambasadori i Finlandës, Ikonen, e ka njoftuar kryenegociatorin malazez, Drleviq, për  punën e Finlandës në përcaktimin e çështjeve kyçe gjatë Presidencës me Këshillin e Bashkimit Evropian në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm dhe ka theksuar se Ballkani Perëndimor do të mbetet lartë në listën prioriteteve finaldeze,  gjatë presidencës me Këshillin e Evropës.

SHARE