Alternativa Shqiptare, si pjesë e Listës Shqiptare, është kundër rrëzimit të Qeverisë së Dritan Abazoviqit, të cilën e ka përkrahur dhe ka qenë pjesë e saj, tha kreu i asaj partie, Nik Gjeloshaj. Ai në Facebook ka thënë se në seancën e Qeverisë nuk e kanë përkrahur propozimin e Marrëveshjes Themelore ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe në përmbajtjen në të cilën është miratuar. “Gjithsesi, ne mendojmë se është e palogjikshme rrëzimi i Qeverisë pikërisht për shkak të Marrëveshjes Themelore në bashkëpunim me mbështetësit më të mëdhenj të asaj marrëveshjeje”, tha Gjeloshaj. Ai e vlerësoi se ishte joracionale dhe e dëmshme për shtetin e Malit të Zi dhe shtoi se do të donte që ta demantonte atë. “Edhe pse kemi dy iniciativa dhe një numër të madh deputetësh që duan të rrëzojnë qeverinë, me këtë rast nuk po them se duhet të zgjedhim një rrugë vetëm për t’u anuar me mazhorancën (shumicë), por jam për një qëndrim parimor edhe nëse mbetemi në pakicë”, shtoi kreu i ASH-së, Nik Gjeloshaj.