634 RASTE TË REJA, 13 NË TUZ

Sot në Mal të Zi nga 4,182 analiza të kryera janë regjistruar 634 raste të reja me Covid 19 prej të cilëve 81 janë turistë. Gjatë kësaj kohe u regjistruar një viktimë e moshës 50 vjeçare nga Rozhaja. Numri më i lartë i të infektuarve u regjistrua në Podgoricë 118, Ulqin 87 dhe Budva 83. Po ashtu, në Tuz regjistrohen 13 raste të reja. Gjatë kësaj kohe, u shëruan 278 të infektuar, ndërsa numri total i rasteve aktive është 5,577, nga të cilët 62 në komunën e Tuzit.

SHARE