Sot në Mal të Zi nga 4,182 analiza të kryera janë regjistruar 634 raste të reja me Covid 19 prej të cilëve 81 janë turistë. Gjatë kësaj kohe u regjistruar një viktimë e moshës 50 vjeçare nga Rozhaja. Numri më i lartë i të infektuarve u regjistrua në Podgoricë 118, Ulqin 87 dhe Budva 83. Po ashtu, në Tuz regjistrohen 13 raste të reja. Gjatë kësaj kohe, u shëruan 278 të infektuar, ndërsa numri total i rasteve aktive është 5,577, nga të cilët 62 në komunën e Tuzit.