SOT U MBAJT ORA E KRYEMINISTRIT

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq deklaroi në Kuvend se nuk do të japë dorëheqje dhe shtoi se për shkak të mbijetesës së Qeverisë nuk është i gatshëm të bëjë kompromise në dëm të Malit të Zi. Ai i’u përgjigjë pyetjes së deputetit Socialdemokrat Damir Shehoviq, nëse do të jepte dorëheqjen, pasi humbi mbështetjen e shumicës parlamentare që e zgjodhi. „Nuk do të jap dorëheqjen, jam këtu për të udhëhequr qeverinë europiane deri në momentin që parlamenti të vendosë të kundërtën pa tension”, tha kryeministri. Abazoviq ka thënë se rindërtimi i Qeverisë apo qeveria teknike janë opsione plotësisht legjitime. Qeveria e Malit të Zi nuk do të veprojë në mënyrë mbrojtëse ndaj askujt, tha kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe paralajmëroi ndryshime në Administratën e Policisë. Ai tha këtë në Kuvend duke i’u përgjigjur pyetjes së përfaqësuesit të Partisë Demokratike të Socialistëve, Jevto Erakoviq se cilat ishin konkluzionet e komisionit që konstatoi nëse ka pasur lëshime në punën e policisë në Nikshiq më 13 korrik dhe se a e di kush e ka urdhëruar “zhdukjen e provokatorëve, si quhen nga ministri i Brendshëm”. Ai vlerësoi se këtë ambient e krijon politika. “Ne nuk do të veprojmë në mënyrë mbrojtëse ndaj askujt. Nëse vërtetohet përgjegjësia personale e dikujt, nuk do të ketë asnjë hezitim në ndjekjen penale të atyre njerëzve. Mund të njoftoj se do të ketë ndryshime në administratën policore”, tha Abazoviq. Sipas tij, qëllimi i të gjitha provokimeve është “të nxjerrin një shpërndarje tjetër politike në Mal të Zi”. Abazoviq vlerësoi se nacionalizmi është i lidhur me korrupsionin. “Nëse lejojmë që policia të poshtërohet për arsye politike, mendoj se do ta sjellim vendin në një pasiguri të madhe”, tha Abazoviq. Kryetari i klubit të deputetëve shqiptarë, Genci Nimanbegu ishte i interesuar të dinte se deri ku ka arritur zbatimi i ligjit për heqjen e pasojave të konfiskimit të pronës në Gjirin e Valdanos. Abazoviq tha se duhet bërë thirrje për durimin e qytetarëve dhe se është i kënaqur që shumë banorë të Ulqinit kanë hyrë në pronat e tyre dhe kanë pastruar pronat e tyre… “Shpresoj që gjërat të zgjidhen më shpejt, apeloj që të gjithë ne të japim gaz kur është fjala për rastin Valdanos”, tha Abazoviq. Kryeministri tha se kthimi i pronave në Valdanos ka filluar, por nuk po ecën me ritmet e dëshiruara: “Ka bindje nga ana e mbrojtësit se bëhet fjalë për procedura të gjata dhe një çështje të paqartë në terren.”

SHARE