SPAJIQ: AMBASADORËT E BE-së MIRATUAN QËNDRIMIN E PËRBASHKËT NË KAPITUJT 23 DHE 24, IBAR-i KURRË MË AFËR

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq në rrjetin social X, ka thënë se Raporti për Vlerësimin e përmbushjes së Standardeve të Përkohshme në kapitujt 23 dhe 24 dhe Standardet Përfundimtare (IBAR) nuk ka qenë asnjëherë më afër.

“IBAR nuk është kurrë më afër! Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së në Bruksel miratuan qëndrimin e përbashkët të BE-së në kapitujt 23 dhe 24 në negociatat me Malin e Zi”, ka shkruar Spajiq.

SHARE