SHKARKOHET MIQUNOVIQ, GJURGJIQ UD I DREJTORIT TË RTMZ-së

Gazetari dhe redaktori në Radio Televizionin e Malit të Zi, Sllavko Gjurgjiq u emërua Ushtrues detyre i drejtorit të Televizionit të Malit të Zi.

Më parë, Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të RTMZ-së Bozhidar Shundiq e shkaroi nga ky funksion Vlladan Miqunoviq.

Shundiq, filloi më parë procedurën për shkarkimin e Miqunoviq dhe si arsye për këtë ai shprehu kontratën me Qendrën për Edukimin Qytetar, pastaj mos miratimin e planit të programit producional për RTMZ dhe të dhënat e pa sakta rreth shikueshmërisë.

Gjurgjiq tha se ai është i vetëdijshëm për përgjegjësitë, detyrimet dhe pritjet e mëdha, të cilat nga RTMZ kanë si publiku i brendshëm ashtu edhe ai ndërkombëtar.

“Po e marr RTMZ në një kohë kur pasionet publike janë ngritur në publik, por unë do të punoj me mirëbesim në mënyrë që të justifikoj besimin e qytetarëve dhe pritshmërinë e tyre për të qenë servis i vërtetë publik. Kjo mund të tingëllojë ndoshta si frazë, por jam i bindur se ekipi që tani drejton RTMZ ka aftësinë për t’iu përgjigjur në mënyrë profesionale të gjitha detyrave “, tha Gjurgjiq për Portalin e RTMZ.

 

 

 

SHARE