DRITË JESHILE PËR RIBALANCIN TEKNIK TË BUXHETIT

Qeveria e Malit të Zi ka dhënë dritën jeshile për ribalancimin teknik të buxhetit për vitin 2022 dhe propozimi do t’i kalojë Kuvendit me procedurë urgjente. “Qeveria ka përcaktuar Propozimin për ndryshime në Ligjin e Buxhetit për vitin 2022. Qeveria ka vendosur që projektligjin ta dorëzojë në Kuvend për miratim me procedurë urgjente”, tha kryeministri Dritan Abazoviq. “Diferenca në krahasim me buxhetin e miratuar më 29 dhjetor të vitit të kaluar është një rritje prej rreth 60 mijë euro dhe ka të bëjë me katër klasifikime – transferta në OJQ, shlyerje të detyrimeve nga periudha paraprake dhe shlyerje të garancive”, tha Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milla Kasalica. Ajo sqaroi se rritja ka ardhur në përputhje me riorganizimin e fondeve buxhetore. Ndryshimet duhet të jenë për shkak të strukturës së re të Qeverisë, në të cilën tani kemi 18 ministri dhe dy ministra pa portofol, ndërsa në mbledhjen e mëparshme ishin 12.

SHARE