TORNADO “RRAFSHON” QYTETIN E OKLAHOMËS

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën si pasojë e tornadove që kanë goditur qytetin Cole në shtetin amerikan të Oklahomës.

Bilanci i  viktimave pritet të rritet në orët në vijim ndërsa përpjekjet e të kërkimit-shpëtimit vijojnë ende për të bllokuarit.

Moti i keq i cili ka përfshirë  të gjithë rajonin ka rrëzuar linjat e energjisë elektrike duke lënë në errësirë të paktën 20,000 njerzve.

Shtëpi të tëra janë rrafshuar nga moti i keq ndërsa autoritetet atje u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin qarkullimin.

Përveç tornadove që goditën 3 shtete, moti i keq ka sjellë breshër dhe erëra të forta.

SHARE