ABAZOVIQ: MALI I ZI ËSHTË GATI TË KETË NJË QEVERI TË RE

Mandatari për kryeministër Dritan Abazoviq tha se Mali i Zi është i gatshëm të fitoj Qeverinë e 43-të dhe se për këtë e ka njoftuar sot Kuvendin e Malit të Zi. Abazoviq thekson se tani gjithçka është deri tek Parlamenti i Malit të Zi, dhe siç shton ai, më realiste është që seanca të jetë pas Pashkëve. Ai po ashtu mendon se Qeverinë do ta përkrahin 46 deputetë. Sipas tij, qeveria do të ketë 20 ministra, dy prej të cilëve do të jenë pa portofol, si dhe katër nënkryetarë. Abazoviq thotë se Qeveria e re do të mbështetet në dy shtylla – shtetin e së drejtës dhe zhvillimin ekonomik. Po ashtu, Abazoviq theksoi se nuk sheh problem që PDS-ja të marrë një pjesë të funksionit në thellësi. Mandatari Abazoviq ka thënë se është kërkuar përkrahja për Qeverinë për një vit dhe ka kujtuar se zgjedhjet presidenciale i kemi në pranverë të vitit të ardhshëm. “Nuk ka asgjë të diskutueshme në faktin që të ketë edhe zgjedhje parlamentare në atë moment,” tha Abazoviq. Mandatari ka bërë të ditur se ka listën e ministrave të ardhshëm, por në konferencën e sotme për media nuk ka dashur të bëjë të ditur personelin e Qeverisë. Ai po ashtu ka deklaruar se nuk është reale që ai të bëhet koordinator i shërbimeve të sigurisë.

SHARE