DEPUTETËT SHQIPTAR NIMANBEGU – GJEKA: QEVERIA PO DËRGON NJË MESAZH SE DIASPORA ËSHTË E PADËSHIRUESHME

Përfaqësuesit shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, deputetet e Listës Shqiptare dhe koalicionit shqiptarë, Genci Nimanbegu dhe Fatmir Gjeka mbajtën sot konferencë për media në të cilën paraqiten pikëpamjet e tyre mbi Aktin në lidhje me qëndrimin e ligjshëm në Ligjin për Shtetësinë Malazeze dhe fillimin e procedurës për ndryshime në Ligjin për Regjistrat e Vendbanimit të Përhershëm dhe të Përkohshëm. Deputetet shprehen që janë kundër çdo propozimi ose akti ligjor që provon të drejtat e diaspores sonë nga ato që kemi ne si shtetas. Nimanbegu ndër të tjera shton që problematikat me ndryshimin e rregullores do të ishte me humbjen e kartës së identitetit të diaspores jo vetem humbjen e drejtes se votes por edhe probleme në lidhje me situaten e taksave, sigurimeve shëndetësore, procedurave të trashigimisë së prones. Gjeka thekson që kjo është një përpjekje për manipulime zgjedhore e kur ka të bëjë për shqiptarët përpjekje për ndryshime etnike. Ata ftuan institucionet qeveritare të heqin dorë nga këto aktivitete e gjithashtu ftuan shoqatat e diaspores shqiptare që të perkrahin qëndrimin e tyre dhe të ngrisin zërin tek faktori ndërkombëtar.

SHARE