3 RASTE TË REJA ME KORONAVIRUS, 1 NGA TUZI

Nga testimi i djeshëm në orën 18:00 dhe deri këtë mëngjes deri në orën 08:30, laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi përfunduan analizën e 96 mostrave, tre prej të cilave ishin pozitive për praninë e koronavirusit të ri.
Këto janë raste nga Tuzi, Nikshiqi dhe Plava.
Rasti në Nikshiq aktualisht është nën hetim, ndersa dy të tjerët janë kontakte familjare.
Në Mal të Zi, 311 njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri. 

SHARE