Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Samanta Karavella ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor.
Por, pritjes së fansave të saj po iu vije fundi pasi artistja nga Shqipëria ka paralajmëruar një këngë të re.
Këtë ajo e bëri përmes një postimi në Instagram ku edhe ndau një pjesë të shkurtët të këngës me anë të një video të shkurtër pa ngjyra.
Në mbishkrimin e videos Samanta zbuloi se kënga mban titullin “Alo” teksa I përket zhanrit baladë.
“Alo, së shpejti”, ka shkruar këngëtarja sipër postimit ndërsa të shumta kanë qenë komentet nga ana e fansave.
Kujtojmë që kënga e fundit e Samantës është bashkëpunimi që solli me reperin e njohur, Elinel “Chocolino”. /Telegrafi/