QEVERIA E MALIT TË ZI PËRPIQET TË PËRMIRËSOJË POZITËN E TË GJITHË QYTETARËVE TË SAJ

Mali i Zi ka mësuar nga shembujt e praktikës së suksesshme integruese të Republikës së Kroacisë, përvoja e së cilës e ka ndihmuar në proceset kërkuese reformuese të harmonizimit të standardeve ndërkombëtare, tha ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave Fatmir Gjeka gjatë vizitës së tij të punës në Këshillin Kombëtar Kroat.

Në bisedë me Zvonimir Dekoviq, kryetar i KKK-së, ministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në fushat me interes për pakicën kombëtare kroate në Mal të Zi.

„Popujt pakicë janë përkrahës i madh i qëllimeve strategjike të shtetit të Malit të Zi, iniciativave me interes të përbashkët, si dhe ruajtjes së trashëgimisë së përgjithshme kulturore dhe historike”, tha Gjeka.

Ai theksoi se Qeveria e Malit të Zi përpiqet të përmirësojë pozitën e të gjithë qytetarëve të saj dhe në këtë kontekst, Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave është një nga adresat më të rëndësishme për përmirësimin e të drejtave dhe lirive të garantuara dhe promovimin e barazisë.

Në takim u veçua Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat dhe liritë e pakicave, i cili në një të ardhme të afërt duhet të jetë objekt i ndryshimeve të reja.

Dekoviq ka komentuar pjesën e Ligjit që rregullon punën e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave dhe se duhet të përmirësohet sa më shpejt dhe theksoi se Kuvendi i Malit të Zi është për të ruajtur specifikën e çdo komb pakicë, dhe praktika e kohëve të fundit nuk është në favor.

Argumentet për pakënaqësinë me punën e komisionit që vlerëson aplikacionet për projekte, Dekoviq i gjen në faktin se ai nuk i njeh nevojat reale dhe sfidat aktuale me të cilat përballet pakica kombëtare.

Ministri Gjeka ritheksoi gatishmërinë e shtetit të Malit të Zi për të ofruar mbështetje për të gjithë qytetarët e tij, pavarësisht nga veçoritë e tyre. Në këtë drejtim do të bëhen përpjekje që të krijohen kushtet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit në fjalë me qëllim të realizimit më të mirë të të drejtave dhe lirive të pakicave.

SHARE