DEMARKACIONI I KRYEQYTETIT ME KOMUNËN E TUZIT DHE ZETËS DUHET TË PËRFUNDOJË SA MË PARË

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ka takuar sot kryetarin e Kryeqytetit të Podgoricës, Sasha Mujoviq, kryetarin e Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj dhe kryetarin e Komunës së Zetës, Mihail Asanoviq.

Temë e takimit ishte demarkacioni mes Kryeqytetit dhe komunave të Tuzit dhe Zetës, të cilat më herët ishin ndarë prej tij.

Takimi është mbajtur me iniciativë të ministrit Dukaj, me qëllim të harmonizimit të dinamikës së procesit të demarkacionit dhe sigurimit të funksionimit normal të këtyre njësive të vetëqeverisjes lokale.

Në takim u vlerësua se procesi i mëparshëm i demarkacionit ishte joefikas, dhe të gjithë pjesëmarrësit në takim shprehën gatishmërinë që këto procese të përfundojnë sa më shpejt.

Në këtë drejtim u harmonizua dinamika e punës dhe u ra dakord që çështjet e padiskutueshme të procedohen menjëherë, si dhe të ndërmerren të gjitha masat dhe veprimet për zgjidhjen e pikave kontestuese në demarkacionin dhe ndarjen e pasurisë, në mënyrë që arbitrazhit t’i besohet vetëm ajo që është e nevojshme.

Për këtë, Ministria e Administratës Publike do të japë kontribut dhe mbështetje të plotë për këto njësi të vetëqeverisjes vendore për t’i sjellë ato në një zgjidhje përfundimtare, në kënaqësinë e të gjithëve dhe para së gjithash qytetarëve.

SHARE