SHARANOVIQ: PRESIM NËNSHKRIMIN E NJË KLUBI PARLAMENTAR PËR TË THIRRUR SEANCËN E JASHTËZAKONSHME

Deputeti i Malit të Zi Demokratik Danilo Sharanoviq tha në konferencën për media se iniciativa për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Malit të Zi për të votuar sërish Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale nuk është nënshkruar nga vetëm një klub parlamentar, i cili ka premtuar se do ta bëjë këtë të hënën. Siç shton ai kjo do të krijonte kushtet që të hënën të caktohej një seancë e jashtëzakonshme. Sharanoviq nuk ka dashur të thotë se për cilin klub parlamentar bëhet fjalë. Ai përkujtoi se kanë propozuar ndryshime në propozim-amendamentet e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, të cilat, siç thotë ai, mundësojnë kalimin e pushtetit në përputhje me vullnetin elektoral të qytetarëve. “Gjukanoviq nuk e ka nënshkruar atë ligj, por e ka kthyer në Kuvend për rivendim. Ne mund të caktojmë një seancë të hënën ku do të shprehim mendimin tonë për atë ligj dhe do të mundësojmë formimin e qeverisë në Podgoricë”, tha Sharanoviq.

SHARE