INSTITUTI: 3 PERSONA VDIQËN SI PASOJË E KORONAVIRUSIT, REGJISTROHEN 1.548 RASTE TË REJA

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi tre persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit dhe janë regjistruar 1.548 raste të reja të infektimit, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). ISHP njoftoi se laboratorët e tyre publikë e privatë që merren me diagnostikimin e infeksionit kanë përfunduar dje analizat dhe kanë dorëzuar rezultatet për 3.830 mostra për koronavirus. Rastet e reja të zbuluara janë: Podgoricë 457, Nikshiq 199, Tivar 136, Berane 98, Budva dhe Herceg Novi nga 92, Ulqin 89, Bijello Pole 71, Plevle 69, Kotorr 43, Tivat 42, Danillovgrad 34, Cetijë 25, Tuz 24. Në Petnjicë janë regjistruar 13 raste të reja të infektimit, Rozhajë 10, Andrijevicë, Mojkovc dhe Plav nga 9, Plluzhine 8, Kollashin 7, Zhablak 5, Guci 4 dhe Shavnik 3. Sipas tyre janë shëruar 2.200 persona. Numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me Covid-19 në Mal të Zi është 11,034.

SHARE