DEMOS PËR PUNË TË PËRBASHKËT TË OPOZITËS NË KËSHILLË DHE JASHTË TIJ

DEMOS do të vazhdojë, pa tregti politike, të angazhohet vazhdimisht për ndërtimin e një opozite të besueshme si një alternativë demokratike ndaj qeverisë ekzistuese, kumtuan nga kjo parti politike.

“Ne besojmë se identiteti politik dhe kulturor i opozitës mund të ndërtohet duke afirmuar kompetencat publike, pa frikë politike dhe llogaridhënie për lëvizjet publike dhe fjalët e folura, së bashku me respektin e ndërsjellë dhe punën e ndërsjellët dhe të ndershme.

Prandaj DEMOS do të marrë pjesë në çdo tubim të opozitës që kryesisht çon në realizimin e interesit të vërtetë të qytetarëve dhe prosperitetin e shtetit, i cili, për rrjedhojë, nuk do të jetë shprehje e iluzionit të iniciativës dhe dinakërisë politike”, shtuan nga  DEMOS. Ata ankohen që edhe iniciativa e fundit dhe reagimet e para ndaj saj, me prodhimin e efekteve të medies, krijojnë përshtypje për mungesën e dialogut të sinqertë. Siç theksojnë, DEMOS do të vazhdojë të punojë në Këshillin e Reformës së Legjislacionit Zgjedhor, domethënë për reformat që të gjitha partitë e opozitës në Malin e Zi, i kanë mbështetur, me vullnet politik dhe entuziazëm më të madh apo më të vogël, në faza të ndryshme të procesit.

SHARE