VON DER LEYEN NË NJË VIZITË ZYRTARE NË MAL TË ZI NË FUND TË TETORIT

Kryetarja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, në fund të tetorit do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Mal të Zi, njoftoi Delegacioni i Bashkimit Evropian (BE) në Podgoricë.

Siç tha Delegacioni, ajo do të jetë në Mal të Zi në kuadër të vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor, për të lançuar “Planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor”.

Siç thuhet në njoftim, data e saktë e vizitës do të bëhet e ditur në ditët në vijim.

KE-ja duhet të paraqesë së shpejti një raport të ri mbi përparimin e Malit të Zi në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

SHARE