BEQIRAJ REAGON NDAJ AKUZAVE TË IVEZAJ

Këshilltari i Alternativës Shqiptare, në Komunën e Tuzit, Fatmir Beqiraj thotë se këshilltari i opozitës së PDS, Simon Ivezaj, tregon padijen e tij edhe në skenën publike. Beqiraj ka reaguar  ndaj deklaratës së këshilltarit të PDS-së në Kuvendin e Komunës së Tuzit, Simon Ivezaj, i cili akuzoi Kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, për emërimin e paligjshëm të udhëheqjes së bashkësive lokale. “Fatkeqësisht, këshilltari i opozitës së PDS, Simon Ivezaj, tregon padijen e tij edhe në skenën publike. Si këshilltar, ai duhet të dijë se këto vendime për të cilat ai shpreh qendrimin e tij politik, i sjellë Kuvendi i Komunës së Tuzit, prandaj edhe ai vetë si këshilltar. Ai duhet ta dijë se vendi ku kjo duhet diskutuar është Kuvendi Komunal, dhe kur kjo u diskutua, ju ikët nga seanca,”deklaroi Beqiraj. “Gjëja më e mirë për ju dhe komunën tonë është të vini në seancat e komunës, të filloni të mësoni se cilat janë kompetencat e juve dhe ato të Kryetarit të Komunës ,” thekson Beqiraj. Më herët, këshilltari i PDS-së në Tuz, Simon Ivezaj, theksoi se arroganca dhe vetë-deshira e kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, arriti kulmin në seancën e fundit, ku u miratuan vendimet  për zgjedhjen e udhëheqësisë së bashkësive lokale dhe qytetarëve iu mohua e drejta për të marrë pjesë në procedurë dhe për të votuar.

SHARE