ISHP PO HETON MANGËSI TË VITAMINAVE DHE MINERALEVE NË DIETËN E POPULLATËS SË MALIT TË ZI

Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi po fillon hulumtimin e parë që shqyrton shpeshtësinë e mungesës së vitaminave dhe mineraleve në dietën e popullsisë së Malit të Zi. “Megjithëse sëmundjet kronike jo të transmetueshme dhe sëmundjet që lidhen me të ushqyerit janë shkaku kryesor i sëmundshmërisë dhe një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë në Mal të Zi, të dhënat për gjendjen ushqyese të popullsisë janë shumë të pakta. Hulumtimi mbi mikronutrientët do të ndihmojë për të kuptuar më mirë gjendjen shëndetësore dhe ushqyese të grave, fëmijëve dhe gruas shtatzënë”, është bërë e ditur nga ISHP me rastin e lansimit të hulumtimit. Ministri i Shëndetësisë, Dragosllav Shqekiq tha se falë këtij hulumtimi do të merren të dhëna të besueshme për gjendjen aktuale të mikronutrientëve dhe të ushqyerit në disa target grupe që jetojnë në Mal të Zi, si dhe të dhëna për sindromën metabolike tek gratë.

SHARE