SEANCA E KËSHILLIT PËR MBROJTJE DHE SIGURI MË 28 GUSHT

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka caktuar seancën e re të Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë për të mërkurën, më 28 gusht 2024, njoftoi Kabineti i Presidentit.

“Anëtarët e Këshillit do të shqyrtojnë të njëjtin propozim pikash të parapara për seancën e planifikuar për 20 gusht, që kanë të bëjnë me situatën në Ushtrinë e Malit të Zi në vitin 2023, përdorimin e njësive në forcat ndërkombëtare dhe misionet paqeruajtëse, si dhe propozimet e Ministrisë së Mbrojtjes për emërimet, shkarkimet, emërimet dhe avancimet e oficerëve të Ushtrisë dhe çështje të tjera në kompetencë të Këshillit”, thuhet në komunikatën e tyre.

SHARE