RRITET NUMRI I TË INFEKTUARVE NË TUZ, 52 RASTE AKTIVE

Brenda 24 orëve të fundit, në Tuz janë regjistruar 9 raste të reja, çfarë rrit numrit e të infektuarve në këtë komunë në 52 persona. Në 24 orët e fundit, u diagnostikuan 532 raste të reja pozitive – 478 në mesin e qytetarëve dhe 54 në mesin e turistëve që qëndrojnë në territorin e Malit të Zi, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi. Sipas ISHP, pesë persona të tjerë vdiqën si pasojë e koronavirusit në Mal të Zi, katër nga të vdekurit ishin shtetas të Malit të Zi – Tivar (2), Kotorr (1) dhe Budva (1), ndërsa një i vdekur ishte shtetas i huaj (Bosnje e Hercegovinë). Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin Covid-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1,662. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 217 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e sapo zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive të Covid-19 në Mal të Zi është 5,222.

SHARE