KOTORRI – QYTETI ME QYTETARËT MË TË VAKSINUAR NË MAL TË ZI

Kotorri është qyteti me qytetarët më të vaksinuar në Mal të Zi, u njoftua nga zyra e Kryetarit të Komunës, Vladimir Jokiq. Kjo u theksua në takimin e Shtabit Operacional për monitorimin dhe ndalimin e përhapjes së epidemisë Covid-19 në territorin e Komunës së Kotorrit, i cili u mbajt sot. “Kotorri është i pari për sa i përket numrit të personave të vaksinuar në Mal të Zi (gati 10.000 qytetarë). Doza e parë e vaksinës u mor nga 42 përqind e qytetarëve të rritur, ndërsa dozen e dytë e morën 36 përqind,” thuhet në deklaratë. Po ashtu, në takim u bënë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat, kryesisht të mbajnë maskë, të mbajnë distancë dhe higjienë të rregullt të duarve, si dhe të vaksinohen në mënyrë që të mbrojnë veten dhe njerëzit përreth. “Një apel iu dërgua edhe hotelierëve për t’iu përmbajtur vendimit që të ftuarit të tregojnë një certifikatë vaksinimi me një dokument personal të vlefshëm kur hyjnë në objektet e hotelerisë,” thuhet në komunikatën nga zyra e Kryetarit të Komunës së Kotorrit.

SHARE