ZJARRE DHE PËRMBYTJE / GREQIA, SPANJA, KANADAJA PO DIGJEN, INDIA DHE KOLUMBIA PËRMBYTEN

Kapriçot e motit ekstrem kanë goditur planetin në të gjitha anët. Ndërsa në Itali regjistrohen temperatura 48.8 gradë nën hije, në Kolumbi ka dhjetëra viktima nga rrëshqitja e tokës për shkak të shirave të rrëmbyer.

Zjarret ndërkohë kanë goditur shumë rëndë Greqinë. Veçanërisht në periferi të Athinës flakët po djegin pyje por edhe banesa dhe disa fabrika. Banorët atje përpiqen të shpëtojnë pronat e tyre ndërsa kanë nisur operacionet me mjete ajrore për të shuar flakët. Në ndihmë të zjarrfikësve grekë kanë shkuar edhe zjarrfikës nga vende të ndryshme europiane.

Zjarret kanë goditur edhe Spanjën në disa zona ndërsa ende po luftohet me flakët në Kanada. Zjarre së fundmi ka patur edhe në alpet e Zvicrës.

Por një tjetër anë e globit po vuan përmbytjet.

Këto janë pamjet e tempullit të taxh mahall në Indi I rrethuar nga ujërat e përmbytjeve.

Ndërsa në Kolumbi po vijojnë kërkimet poshtë rrënojave dhe dheut dhe baltës që morën para banesa të tëra duke vrarë mbi 14 persona.

SHARE