NGA 2 GUSHTI MUND TË UDHËTOHET NË VENDET E BE-së PA KARTON JESHIL

Pronarët e automjeteve nga Mali i Zi lejohen të udhëtojnë në vendet anëtare të BE, Britania e Madhe, Norvegjia, Islanda, Andorra, Zvicra me Lihtenshtajnin dhe Bosnje dhe Herzegovinën (BeH) pa kontroll të ekzistencës së një kartoni jeshil. Byroja Kombëtare e Siguruesve të Malit të Zi njoftoi se Mali i Zi u bë një anëtar i të ashtuquajturit nënsistem i targave të Sistemit të Kartonit të Gjelbër në Shtator të vitit të kaluar me një vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Byrove në Bruksel. Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kombëtare e Siguruesve të Malit të Zi, Boris Shaban, tha se verifikimi i vendimit nga KE lejoi pronarët e mjeteve motorike nga Mali i Zi të udhëtojnë në vendet anëtare të Nënsistemit pa kontroll të kartonit jeshil, si provë e sigurimit motorik kundër përgjegjësisë për dëmin e shkaktuar palëve të treta, nga autoritetet kompetente të vendeve të përmendura. Sipas tij, për të udhëtuar në vendet e tjera anëtare të Sistemit të Kartonit të Gjelbër që nuk janë në të ashtuquajturin nënsistem të targave, të cilat përfshijnë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Turqinë, Bjellorusinë, Rusinë, Ukrainën, Moldavinë, Tunizinë, Marokun, Azerbajxhani, Irani dhe Izraeli, e që do të drejtojnë automjetet me targa malazeze, një karton jeshil do të kërkohet ende si provë e sigurimit dhe do të kontrollohet nga autoritetet kompetente të atyre vendeve. Reciprokisht, i njëjti rregull zbatohet për hyrjen e automjeteve me targa të regjistrimit të Shteteve Anëtare të Nënsistemit në territorin e Malit të Zi, ku subjekti i kontrollit nuk do të jetë kartoni jeshil si provë e sigurimit, ndërsa për automjetet me targa të regjistrimit të vendeve që nuk janë anëtare të nënsistemit kur hyjnë në Malin e Zi, do të kërkohet akoma një karton jeshil dhe do të kontrollohet nga autoritetet kompetente të Malit të Zi.

SHARE