ISHP: 18 RASTE TË REJA ME KORONAVIRUS NË MAL TË ZI

Laboratorët e Institutit analizuan 259 mostra gjatë ditës së sotme, 18 prej tyre ishin pozitive me koronavirusin e ri, njofton Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi. Sipas tyre, pacientët e rinj janë nga Rozhaja – 13, Podgorica – 2 dhe nga një në Tivar, Ulqin dhe Cetinje. “13 pacientë të rinj janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë, për tre ka të dhëna që tregojnë për import nga Shqipëria dhe Serbia, ndërsa dy pacientë të rinj aktualisht janë në kërkim të një burimi infeksioni”, thuhet në deklaratë. Ata theksojnë se kërkimet epidemiologjike dhe identifikimi i një raundi të ri të kontakteve janë duke u zhvilluar.
Aktualisht ka 31 raste aktive COVID-19 në Mal të Zi:
Rozhaj: 14 
Podgoricë: 9 

Berane: 2 

Budva: 2 

Cetinj: 2

Tivar: 1 

Ulqin: 1 

SHARE