PËR HERË TË PARË  NË QKMZ METODA MODERNE E TRAJTIMIT TË RITMIT TË ZEMRES

Në Qendrën Klinike të Malit të Zi, për herë të parë u krye metoda bashkëkohore e trajtimit të fibrilimit atrial e çrregullimit të ritmit të zemrës duke përdorur energjinë e radiofrekuencës dhe kateterin me senzor.

Nga QKMZ, kumtuan se fibrilacioni atrial është një çrregullim i ritmit të zemrës që ndodh në atrium dhe paraqet aritminë më të zakonshme e cila kërkon trajtim mjekësor. “Duke prezantuar këtë metodë, institucioni ynë ndjek tendencën evropiane të fibrilimit atrial”, thuhet në kumtesë.

Nga QKMZ, kumtuan se në krahasim me teknikën standarde, gjatë përdorimit të kësaj metodë u përdorën katetera bashkëkohore moderne me sensor, e cila optimizon kontaktin e majës së kateterit dhe indeve, me ç’gjë rritet efikasiteti, përmirësohet siguria dhe zvogëlohet kohëzgjatja e procedurës.

Më tutje shtohet se kjo metodë u krye të dielën nga kardiologu i Qendrës Klinike të Malit të Zi,  Mihaillo Vukmiroviq së bashku me konsultantin nga Qendra Klinike e Serbisë, kardiologun Nebojsha Mujoviq.

Ndërsa siç thuhet pacienti është lëshuar në gjendje të mirë ditën e nesërme në trajtim të mëtejshëm në shtëpi.

SHARE