SERBËT I VENDOSIN ULTIMATUM KURTIT: ’KJO ËSHTË LUFTË! NISI ZYRTARISHT PUSHTIMI I VERIUT’

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, në një konferencë për shtyp të premten, tha se me betimin e kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, “filloi zyrtarisht pushtimi i veriut e do të përfundojë kur të vendosin serbët”.

Simiq i ka dhënë afat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, deri më 1 qershor për të “ndaluar represionin, shpronësimin, arrestimin, persekutimin dhe sulmet ndaj serbëve”.

Ai shtoi se nëse kjo vazhdon, “përgjigjja e popullit serb do të vijë më 1 qershor kur ata do të ngrihen dhe të mbrojnë veten me të gjitha mjetet”.

Simiq tha se si parti, kanë arritur të ruajnë qetësinë dhe të frenojnë njerëzit që të mos reagojnë ndaj emërimit të një “kryetari të rremë”.

Ndërsa drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq e quajti “pushtim” ardhjen në detyrë të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut Erden Atiq, duke thënë se Kurti dhe qeveria e tij kanë si qëllim të dëbojnë serbët nga kosova dhe të provokojnë luftë.

“Simboli i atij pushtimi dhe ajo leckë që e kanë ekspozuar në ndërtesën komunale të Mitrovicës…nuk do të jetë kurrë flamur për ne. Do të qëndrojë atje për aq kohë sa do të zgjasë pushtimi, dhe kjo do të thotë për një kohë të shkurtër”, tha Petkoviq.

SHARE