DARMANOVIQ: BE-ja MË E FORTË KUR VEPRON E BASHKUAR

BE ka treguar që, përkundër të gjitha sfidave, është më e fortë kur vepron e bashkuar, duke dëshmuar se uniteti dhe solidariteti janë vlera më e madhe, e endur në thelbin e një projekti evropian që, për Malin e Zi, nuk ka asnjë alternative, tha Ministri i Jashtëm Srgjan Darmanoviq, i cili mori pjesë në një konferencë të ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve fqinje anëtare të BE-së.

Konferenca u organizua nga Ministrat e Punëve të Jashtme të Republikës Greke Nikos Dendias dhe Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.

Në takimin, në të cilin folën edhe Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varheli dhe Sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm Helga Maria Schmidt, u vlerësua se bashkëpunimi dhe solidariteti midis Ballkanit Perëndimor dhe BE janë thelbësore në menaxhimin e pasojave socio-ekonomike të pandemisë së virusit Covid19.

Ministrat e jashtëm i kushtuan vëmendje të veçantë rëndësisë së udhëtimit ndërkufitar dhe transportit të mallrave, si dhe ndihmës së ndërsjellë për zhvillimin e ekonomisë.

Darmanoviq theksoi se tani duhet të krijojmë kushte për normalizimin e jetës së qytetarëve, duke respektuar rekomandimet epidemiologjike në mënyrë që të mbajmë virusin nën kontroll.

Në këtë linjë, ai shtoi se Mali i Zi është në rrugën e saj për t’u bërë vendi i parë pa koronavirus.

Duke theksuar rëndësinë e turizmit për Malin e Zi, Ministri Darmanoviq tha se rekomandimet e KE luajnë një rol të rëndësishëm në hapat e mëtutjeshëm për heqjen e suksesshme të kufizimeve të udhëtimit dhe rihapjen e industrisë së turizmit.

Bashkëpunimi, solidariteti dhe besimi janë parimet për të cilat duhet të drejtohemi për të zbutur pasojat e kësaj krize dhe për të shmangur “valën e dytë” të virusit.

Është e nevojshme të forcohet bashkëpunimi dhe koordinimi në fushën e shëndetit dhe trafikut, me masa kontrolli dhe menaxhimi të vendkalimeve kufitare – përfundoi Ministri Darmanoviq, duke vlerësuar se kjo qasje do të jetë në të mirë të të gjitha vendeve.

SHARE