Përdorni të gjithë specat e pjekur që keni lënë në frigoriferin me ngrirje të thellë
Recetë që çdokush do ta preferonte në një vakt dreke apo darke.
Përbërësit:
▪ 1 kg speca të pjekur;
▪ 2 vezë;
▪ pak miell,
▪ kripë dhe piper,
▪ djathë më të yndyrshëm, ose kaçkavall.
Përgatitja:
Pastroni specat dhe në secilin futni një sasi djathi.
I rrotulloni në miell, më pas në vezë dhe i skuqni në yndyrë ose vaj.
Vendosni specat e skuqur në një peshqir letre për t’u kulluar.
Shërbejeni me pure patatesh dhe sallatë sezoni.
Ju bëfshin mirë, – transmeton Telegrafi.