COVID 19 NË MAL TË ZI: 85 RASTE TË REJA

Për të pestën ditë radhazi, në Mal të Zi nuk ka asnjë vdekje nga pasojat e infeksionit të shkaktuar nga koronavirusi por janë regjistruar 85 persona të rinj të infektuar. Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) tha se laboratorët e tyre dhe të tjerë publikë dhe privatë që merren me diagnostikimin e infeksionit me koronavirus kanë përfunduar analizën të dielën dhe kanë dorëzuar rezultatet për 1,253 mostra. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara, si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 561.

SHARE