APEL PËR INTEGRIMIN E BALLKANIT PERËNDIMOR BRENDA VITIT 2025

Pjesëmarrësit në konferencën “Perceptimet e gabuara” të Bashkimit Eëropian në konferencën e Ballkanit Perëndimor deklaruan se në dritën e krizës ukrainase, është koha më e mirë për të përshpejtuar anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor. “Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bashkohen BE-së së bashku deri në vitin 2025“, pavarësisht nga dallimet në statusin aktual të vendeve individuale, thanë pjesëmarrësit e konferencës. Ata theksuan se duhen eleminuar faktorë të tjerë përfshirë Rusinë, Kinën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.Kostot e anëtarsimit të rajonit do të ishin të papërfillshme për sa i përket implikimeve buxhetore ose ndikimit në vendimmarrje, duke pasur parasysh popullësinë prej 18 milionë të rajonit që përbën vetëm 4% e popullsisë aktuale të BE-së. Ata shtuan gjithashtu se kur vendet e rajonit të bëhen anëtarë, do të jetë shumë më e lehtë të kalosh kufijtë, duke zbutur “retorikën përçarëse nacionaliste“, pasi të gjithë shqiptarët, boshnjakët, kroatët, maqedonasit, malazezët dhe serbët do të bëhen qytetarë të BE-së. Për të mundësuar këtë u propozua që të shmanget vetoja e vendeve të veçanta për zgjerimet e ardhshme.

SHARE