MACRON: DO TË ISHA SHUMË I KËNAQUR QË TË VIZITOJ MALIN E ZI

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në përgjigje të letrës së Presidentit të Malit të Zi pas vizitës në nëntor, tha se “do të ishte shumë i kënaqur të vizitonte Malin e Zi, me synimin për të thelluar dialogun që ka nisur dhe duke theksuar forcimin e bashkëpunimit tonë edhe më shumë”.

Macron theksoi se propozimi i Presidentit Millatoviq për të pritur samitin e ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian gëzon mbështetjen e tij të plotë dhe se ngjarja e përmendur në Mal të Zi do të ishte domethënëse edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai shtoi se shpreson të zhvillojë më tej aktivitetet e Qendrës Rajonale për Zhvillimin e Kapaciteteve Kibernetike të Ballkanit Perëndimor në Podgoricë, si dhe të përmirësojë marrëdhëniet ekonomike dhe financiare me mbështetjen e kompanive nga Franca dhe agjencisë lokale të zhvillimit.

Presidenti i Francës theksoi se i gëzohet veçanërisht dinamikës pozitive në politikën malazeze, e cila u inicua me zgjedhjen e presidentit të ri, e më pas të një qeverie me agjendë pro-evropiane.

Të rikujtojmë se presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, vizitoi Francën në nëntor të vitit 2023 dhe me atë rast i prezantoi Emmanuel Macronit mundësinë e pritjes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian, i cili mbledh më shumë se 40 vende.

Samiti do të mbahet në pranverën e vitit 2026, kur bëhen njëzet vjet nga rivendosja e pavarësisë së Malit të Zi.

SHARE