SPAJIQ: NE OFROJMË NJË RRITJE NETO PREJ 15% NGA 1 SHTATORI

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq u bëri thirrje mësimdhënësve që të bisedojnë me Qeverinë, se nuk ka nevojë për grevë, se nuk do të “dorzohen nën presion” dhe nuk do të devijojnë nga vendimi i tyre për një rritje të pagës neto prej 15 për qind, deri në fund të tremujorit të tretë.

Spajiq tha se informacioni se ai nuk i është bashkuar negociatave me mësimdhënësit nuk është i vërtetë.

“Ne e morëm shumë seriozisht grevën e tyre. Kam ndjeshmëri të madhe për mësimdhënësit”, tha ai. Ai theksoi se Qeveria dëshiron të ndryshojë ligjin.

“Ne thamë se mund të garantojmë 100 për qind një rritje neto prej 15 për qind nga shtatori. Prandaj nuk e kuptoj pse dikush do të hynte në grevë,” tha kryeministri.  

Ai beson se mënyra se si ishte rënë dakord më herët për rritjen bruto prej 10 për qind e shkatërroi sistemin.

“Do të merremi me zgjidhje të qëndrueshme. Rritje prej 15 për qind neto, do të ndryshojmë ligjin. Ftojmë mësimdhënësit të flasin me qeverinë e tyre. Nuk do të dorëzohemi nën presion dhe nuk do të devijojmë nga oferta jonë”, tha kryeministri.

Kryeministri Spajiq tha se gjithçka do të sqarohet në mbledhjen e Qeverisë dhe Sindikatës të mërkurën.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Radomir Bozhoviq, theksoi se rritja e pagës neto prej 15 për qind e ofruar nga Qeveria është e panjohur për Marrëveshjen Kolektive të Degës dhe mënyrën e llogaritjes së pagave.

Ai tregon se janë afër asaj përqindje për të arritur marrëveshje, por se nuk u është shpjeguar se si do të llogaritet dhe mësimdhënësit kërkojnë rritje përmes koeficientëve.

SHARE